PDK në aksion, përveç nxënësve do të ndihmojë edhe QKMF-në

13.02.2015 (komentet: 0)

 

Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, përmes një komunikate shprehe gatishmërinë e saj, se nga java e ardhshme do të fillojë disa aktivitete të domosdoshme, që kanë të bëjnë me sigurimin e shërbimeve elementare ndaj qytetarëve të Gjilanit, kjo pasiqë qeverisja komunale është plotësisht jashtë funksionalitetit, përveç dokrrave të tyre që dalin nëpër media, kinse janë të angazhuar dhe në nivel të kryerjes së detyrës dhe përgjegjësisë që kanë.

 

Fillimisht ne do të ndërmarrim dy hapa konkret, duke ndihmuar QKMF-në me furnizim të disa llojeve të barnave esenciale, për ti shërbyer pacientët me raste sociale edhe pse ky është obligim i komunës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por të cilët nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë edhe pse tani janë mundësitë më të mira që kjo të realizohej, kur kihet parasysh që tani kemi ministrin nga Gjilani.

Qindra familjeve në komunën e Gjilanit, i janë ndalur ndihmat sociale, duke ia pamundësuar atyre tani edhe marrjen e shërbimeve mjekësore falas nga QKMF-ja, e cila nuk ka as furnizim të barnave esenciale, e poashtu edhe fëmijëve të këtyre familjeve por edhe shumë të tjerave i është ndalur transporti për vijueshmërinë në shkollë. Kjo gjendje është bërë e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për një numër të konsiderueshëm të qytetarëve.

Dhe hapi i dytë i yni do të jetë, që nxënësve të cilëve komuna e Gjilanit ua ka ndaluar pagesën e transportit për udhëtim në shkollë, do t’ua sigurojmë transportin në këtë kohë dimri dhe krize. Për të gjitha këto aktivitete, në ditët në vijim do të informohen QMF-të dhe të gjithë nxënësit e fshatrave për mundësinë e udhëtimit falas për në shkollat e tyre të Gjilanit.

Ndërsa hapi i tretë do të jetë angazhimi i ynë si Këshilltar Komunal, që të dërgojmë për analiza mostrat e ujit të pijshëm që nxënësit e konsumojnë nëpër shkollat e Gjilanit, kryesisht në fshatra, sepse as këtë komuna e Gjilanit nuk e ka bërë pas vërshimeve të javës së kaluar.

Realizimi i këtyre aktiviteteve tona, ka dy qëllime të cilat besojmë se do të arrihen, njëra ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve elementare të disa familjeve dhe nxënësve dhe tjetra ka të bëjë me vetëdijesimin e qeverisjes komunale, se ajo duhet të jetë në shërbim të vërtet të qytetarëve dhe jo të vazhdojë më vizita turistike lokale, rajonale dhe evropiane duke i promovuar ato nëpër media, të prezantuara si të arritura të komunës, thotë Riad Rashiti anëtar i Kuvendit Komunal

Kthehu mbrapa

Shto koment