PDK: Luta po ankohet në borxhe, por i tepruan 3 milion euro‏

01.03.2016 (komentet: 0)

 
 

Dega e Partis Demokratike të Kosovës në Gjilan, është ankuar në qeverisjen e kryetarit të kësaj komune z.Lutfi Haziri.

 

Sipas PDK-së, Haziri ka dështuar në qeverisjen në Gjilan pasiqë i njëjti ka pasur tepric të buxhetit për investime kapitale në vend.

Ndër të tjerash sipas PDK-së njoftohet se mbi 3 milion euro nuk janë shfrytëzuara nga buxheti komunal dhe nga fondet e planifikuara për investime në projekte të ndryshme, transmeton Indeksonline

Komunikata e plotë nga dega e PDK-së në Gjilan:

Qeverisjes komunale në Gjilan e drejtuar nga Lutfi Haziri, ende po ankohet për borxhet e trashëguara, ndërsa atij po i tepron buxheti për investime kapitale. Nga viti 2015 nuk u shfrytëzuan mbi 3 milion euro të buxhetit komunal dhe të fondeve të planifikuara për investime në projekte të ndryshme.

Ka disa arsye për këtë dështim madhor të qeverisjes së Lutës në Gjilan, si mos puna e kësaj qeverisje komunale, probleme serioze me ndërhyrjet në projektet e hartuara dhe me dosjet e tenderëve, ku për dy vite komunës së Gjilanit u janë anuluar 28 tenderë në vlerë mbi 5 milion euro, nga Agjensioni Kundër Korrupsionit, KRPP dhe OSHP, për shkeljet ligjore të mëdha që janë bëre nga Prokurimi i komunës.

Qeverisja e Lutës në vazhdimësi po merret me të kaluarën dhe të ardhmen duke premtuar dhe mashtruar qytetarët e Gjilanit, por nuk po merret me të tashmen dhe me problem aktuale me të cilat po përballet qytetari.

Këto janë burimet e financimit të cilat nuk u shfrytëzuan nga komuna e Gjilanit për vitin 2015 Suficiti i buxhetit komunal nga të hyrat vetanake prej mbi një milion euro (saktësisht 1,004,324.67 euro, sipas raportit zyrtar financiar të drejtorisë për buxhet dhe financa) nga viti 2014/2015 i bartur në vitin 2016 tregon njërin nga dështime e qeverisjes komunale në Gjilan.

Nga donatorët e huaj në projekte të ndryshme me participim, nuk u shfrytëzuan mbi 100 mijë euro.

Nga fondi humanitar për ndërtimin e shtëpive, 200 mijë euro nga viti 2014 nuk u shfrytëzuan, si rezultat i procedurave të tenderimi (arsyetimi zyrtar i komunës).

Nga projekti i Partneritetit Publiko Privat në kompaninë EkoHigjiena nuk u investuan mbi një milion euro, nga partneri Austriak (sipas kontratës do të duhej të investoheshin në vitin 2014/2015), si rezultat i mosbashkëpunimit në mes partnerëve publiko-privat dhe pengesave të bëra nga qeverisja komunale.

Nga grandet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nuk u shfrytëzuan rreth 700 mijë euro për projektet në asfaltimin rrugëve nëpër fshatra.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment