PDK: Homazhe para shtatores së Rexhep Malës e Nuhi Berishës

11.01.2016 (komentet: 0)

Në ditën e nisjes së Manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, kryetari I degës së PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe tek shtatorja e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

 

 

“Edhe në këtë 11 Janar ne po kujtojmë veprat sublime të dëshmorëve tanë. Sot më 11 Janar përkulemi para shtatores së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, përkulemi dhe bëjmë nder para veprës së tyre të pashembullt për rezistencë e çlirim, në këtë datë e cila përkon më rënien e këtyre figurave atdhetare e heronjve tanë” ka thënë Zenun Pajaziti ”.

 

Për të marrë edhe sot frymëzim nga vepra e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, kryetari Pajaziti ka vizituar edhe familjen Mala e Berisha.

Kthehu mbrapa

Shto koment