PDK e Gjilanit konsolidon Shtabin Zgjedhor

21.09.2013 (komentet: 0)

Është Konsoliduar Shtabi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, i cili ka paraparë shtyllat si: koordinatorët për kandidatët për Këshilltarë Komunal, sektorin për legjislacion, sektorin për informim, për marketing, për programin qeverisës, për agjendën e punës, për kontakte me strukturën e degës, për rini, për punën me forumin e gruas, për përgatitje të takimeve, sektorin për financim, për komisioner dhe vëzhgues si dhe sektorin për analiza.

 

 

Me këtë rast shefi i shtabit zgjedhor, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, Izmi Zeka, ka thënë se PDK është alternative e vetme dhe e pa konkurrencë në garën e 3 Nëntorit, por vetëm duhet një bashkëpunim i mirë dhe prezantim i denjë i partisë para elektoratit të Gjilanit. Qytetarëve të Komunës së Gjilanit duhet t’u kërkohet vota për kandidatin për kryetar të Komunës, Qemajl Mustafa dhe për këshilltarë komunal, dhe arsyeja e kërkesës së votës është e meritueshme sepse atë ne si parti e bazojmë në sukseset dhe punën e madhe që është bërë në terren me realizim të shumë projekteve të ndryshme dhe kapitale për Gjilanin që janë bërë po nga qeverisja e PDK-së. 

Gjithashtu Zeka, ka informuar se do të fillojnë takimet me nëndegë për themelimin e nën shtabeve, si dhe ka njoftuar se më 3 tetor do të hapen zyret në 21 qendra të ndryshme në zonën rurale dhe urbane të Gjilanit, për mobilizim të mëtutjeshëm për fitoren edhe më të madhe të PDK-së në Gjilan. 

Është kërkuar nga anëtarët e shtabit zgjedhor të PDK-së që pas hapjes së fushatës zgjedhore të prezantojnë PDK-në dhe kandidatët para elektoratit, për vlerat që kanë kandidatët dhe PDK.  Gjithashtu edhe përgjegjësit e sektorëve brenda shtabit zgjedhor kanë dhënë mbështetjen maksimale, për angazhim të pakursyer dhe të denjë para votuesve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment