PDK: Ardhja e Pajazitit në krye të Degës po vlerësohet edhe nga të tjerët jashtë PDK-së

19.11.2015 (komentet: 0)

Zgjedhja e Zenun Pajaziti, për kryetar dege në PDK në Gjilan, po mirëpritet, jo vetëm nga strukturat dhe anëtarësia e këtij subjekti politik, por edhe nga shtresa të ndryshme të shoqërisë gjilanase, nga intelektualë e personalitete të çmuara të komunës, pavarësisht përkatësisë politike-partiake, thuhet në një komunikatë të PDK-së.

“Ndër vizitat e shumta që ka pas këto ditë në selinë e PDK-së në Gjilan, për t’i uruar dhe ofruar përkrahje kryetarit të porsazgjedhur. Zenun Pajaziti, sot kemi veçuar vizitën e z. Sokol Haziri, ish drejtor I drejtorisë komunale për Shërbime Publike (nga AAK), në Komunën e Gjilanit, I shoqëruar edhe nga z. Renan Imami- asambleist I Kuvendit Komunal, nga komuniteti turk, si dhe një grup intelektualesh të fushave të ndryshme”, thuhet tutje në komunikatë.

 

Me ktë rast Zenun Pajaziti, vlerësoi dhe çmoi lartë angazhimin dhe kontributin e secilit prej tyre, sidomos atë të z. Sokol Haziri, duke u ndal në konstruktivitetin e tij si shef I Grupit të këshilltarëve komunal të AAK-së, në kohën e qeverisjes nga PDK, po edhe si drejtor jashtëzakonisht I suksesshëm i një drejtorie të rëndësishme komunale, I larguar ditë më pare, padrejtësisht, nga udhëheqja komunale dhe koalicioni qeverisës LDK-AAK.

 

“Duke e njohur dhe besuar në potencialin e madh brenda PDK-së dhe potencialin që po I shtohet përditë PDK-së, siç jeni ju si personalitet I çmuar bashkë me të tjerët këtu, besoj fuqishëm në rikthimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan. Do të punojmë bashkërisht për t’ia rikthyer vlerat qytetit tonë, po edhe ta ndihmojmë pozitën ta përfundojë diqysh këtë gjysmë mandati të mbetur, dhe ta lëshojë rrugën”, ka thënë Pajaziti.

 

“Ndërkaq nga ana e tyre, Sokol Haziri, Renan Imami, e të tjerët, kanë shprehur admirimin e tyre për kryetarin e ri të degës së PDK-së, Pajaziti, dhe besimin që kanë në Partinë Demokratike të Kosovës, duke ofruar edhe mbështetjen e tyre, nga se, siç ka deklaruar Sokol Haziri, Gjilani ka nevojë për qeverisje për qytetarët, e jo për sundim dhe përfitim të individëve e klaneve në emër të qytetarëve, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së. /KOKAJ.NET/


Kthehu mbrapa

Shto koment