Pas një pauze të shkurtër vazhdojnë uzurpimet e pronës publike

10.02.2014 (komentet: 0)

Para një jave në hapsirën publike përreth ndërtesës më të lartë në qytet- të njohur si Soliteri, pas një pauze koxho të gjatë, pasi veq ishin ngopur për momentin me uzurpimin e hapsirës publike , javën e kaluar filluan punimet për ta uzurpuar edhe atë hapësirë të mbëtur.

 

Javën e kaluar duke shfrytëzuar pushimin e fundëjavës, një banorë i ndërtesës së afërt me at të Siliterit në qendër të qytetit, aty ku dikur ishin barakat , filloi thyrjen e murit nga betoni për të ndërtuar shkallë , kinse për tua mundësuar fëmijëve lëvizje më të lehtë. Por për qudi aty shihen edhe  vendosja e pengesave që dikush i ka vendosë për ta  përkufizuar hapsirën e uzurpuar, zoti e din qka  do të vendoset aty.

Pas intevenimit të banorëve të Soliterit, dhe duke e lajmëruar rastin në polici, dhe pas intervenimit të tyre, punimet ishin ndalur. Por siduket lidhjet janë të forta, dhe sipas të gjitha gjasave po shfrytëzohet  “ vakoumi” qeverisës, dhe këtë dkush don ta shfrytëzoj.

Është shumë e domosdoshme që inspekcioni, policia, prokoruria të ndërmarrin masa të shpejta në evitimin e këtyre rastevë , sa nuk kan marrë hov më të madh.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment