PAS EMËRIMIT, KRYETARI HAZIRI TAKOI SOT FATON BISLIMIN

01.12.2015 (komentet: 0)

 

Pas emërimit, kryetari Haziri takoi sot Faton Bislimin

Pas emërimit, kryetari Haziri takoi sot Faton Bislimin

Pas emёrimit tё Koordinatorit pёr Politika dhe Marrёdhёnie 
Rajonale, qё kryetari Lutfi Haziri bёri dje nё njё konferencё tё jashtёzakonshme pёr media, ai sot i dёshiroi mirёseardhje nё detyrё Faton Bislimit.  


Bislimi, qё ёshtё shkolluar nё shkollat mё elitare SHBA e Kanada, siç ёshtё Universiteti i 
Harvardit pёr shembull, ku edhe ka krijuar njё pёrvojё tё vlefshme nё sferёn e angazhimit 
akademik nёpёr disa universitete amerikane e kanadeze, si dhe ku ka krijuar lidhje e miqёsi tё veçanta nё kёto vende mike tё Kosovёs, ёshtё kthyer pёr tё jetuar e kontribuar nё Gjilan, 
Kosovё.

“Ne kemi njё plan pёr zhvillim tё mёtutjeshёm tё kapaciteteve tona nё Komunёn e Gjilanit si dhe pёr atraktim tё sa mё shumё investimeve e projekteve ndёrkombёtare kёtu. Me bashkёpunёtorё si Fatoni, ne do ta bёjmё Gjilanin qёndёr tё zhvillimit pёr tё gjithё rajonin e trekёndёsishit kufitar” ka thёnё Haziri. 

Ai tutje ka shtuar se i beson filozofisё rugoviste tё bashkёpunimit dhe ndёrtimit tё ekipeve tё sё ardhmes. I kthyer nga Amerika nё Kosovё, Bislimi mendon se shembullin e tij mund ta ndjekin edhe tё tjerёt. 

“Nё njё kohё kur nga vendi ynё ikin shumё qytetarё, kthimi im ёshtё sakrificё, por edhe 
idealizёm dhe besim nё atdhe. Unё i jam shumё mirёnjohёs kryetarit Haziri pёr mundёsinё e 
dhёnё, dhe i besoj vizionit qё ai ka shprehur pёr tё ardhmen”, ka deklaruar me këtë rast Bislimi.

Përndryshe, vendimi pёr emёrimin e Faton Bislimit nё pozitёn e Koordinatorit pёr Politika dhe Marrёdhёnie Rajonale ka hyrё nё fuqi sot. 

Nё kёtё pozitё, Bislimi do tё punojё ngushtё me Kryetarin Haziri dhe kabinetin e tij pёr tё 
zhvilluar edhe mё tutje marrёdhёniet e Komunёs sё Gjilanit me donatorё e partnerё 
ndёrkombёtarё e rajonal, duke sjellur nё Gjilan sa mё shumё projekte zhvillimore e investive tё karakterit rajonal e ndёrkufitar. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment