Pacolli: Po punojë intensivisht që autostrada të kalojë nga Ferizaji deri në Crep

14.05.2014 (komentet: 0)

Behgjet Pacolli i cili ditëve të fundit ka dhënë ide interesante rreth zhvillimit ekonomik të rajonit të Anamoravës thotë për rajonipress e Gjilanit i nevojitet një zonë më e madhe jodoganore për bizneset. Jam duke bërë përpjekje intensive që kjo Qeveri aktuale të marrë vendim që autostrada të kthehet në drejtimin Ferizaj – Crep.

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli kohëve të fundit është mishëruar me rajonin e Anamoravës prej edhe nga e ka prejardhjen. Ai ka dhënë disa ide interesante rreth sferës ekonomike dhe zhvillimit rajonal duke ofruar ide dhe projekte konkrete për zhvillimin e Anamoravës, raporton rajonipress.

Pacolli në një prononcim për rajonipress tha se Gjilanit i nevojitet një zonë më e madhe ekonomike jodoganore për bizneset. “Gjilani ka njerëz të aftë e të zot të fushës së ekonomisë dhe ata kanë nevojë për mbështetje e përkrahje. Nuk mjaftojnë vetëm elaboratet se si do të duket ajo zonë. E rëndësishme është që këto zona ekonomike për të cilat unë ka vite që luftojë, duhet të jenë funksionale dhe të shfrytëzohen në të mirë të bizneseve” tha Pacolli.

Pacolli thotë se edhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit (AKP) duhet t`i kthejë të gjitha asetet dhe ato të menaxhohen nga një agjension komunal ose ndryshe të quhet si Agjencioni Komunal i Menaxhimit të Pronave Publike.

Por, Pacolli i cili ishte i pari që dha idenë që edhe rajoni i Anamoravës të përfitojë nga autostrada që pritet të ndërtohet për Shkup thotë se ende nuk ka hequr dorë dhe po punon intensivisht që kjo Qeveri të marrë vendim që autostrada të kthehet nga Ferizaji për në Crep.”Unë ende kam shpresa që kjo ide do të realizohet sepse u kemi borxh qytetareve të Anamoravës të cilët janë kampion në pagesa të taksave komunale e shtetërore, ndërkohë janë të fundit që përfitojnë nga shteti 9 tyre, e kjo nuk është korrekte” tha Pacolli./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment