Pacolli i bindur në fitoren e Faton Bislimit

21.10.2013 (komentet: 0)

Aleanca Kosova e Re, ka vazhduar fushatën parazgjedhore në qytetin e Gjilanit, ku Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, së bashku me kandidatin për Kryetar te Gjilanit, Faton Bislimi, janë shprehur të bindur në fitore.

Pacolli i bindur në fitoren e Faton Bislimit

Pacolli ka kërkuar nga të pranishmit që të dalin me 3 nëntor dhe te votojnë për AKR-në. “Me 3 nëntor dilni masovikisht dhe të votoni për AKR-në ", ka thënë Pacolli.

Ai ka folur edhe për mënyrën e privatizimit duke thënë se e ka kundërshtuar atë ne çdo mënyrë." Privatizimet që janë duke ndodhur i kam kundërshtuar, sepse ato janë pasuria jone me e çmueshme .AKR-ja është e vetmja parti qe ka dhenë kontribut për shtetndërtim dhe ne jemi ata që këtë shtet e kemi quar përpara, pasi qe jemi parti moderne", ka thënë Pacolli.

Ne fund i pari i AKR-së i ka dhënë përkrahjen maksimale kandidatit Bislimi, duke thënë se me ardhjen e Bislimit të krye të Komunës, Gjilani do të ndryshojë.

Ndërsa Faton Bislimi ju ka thënë të pranishmëve se me 3 nëntor ata do të vendosin për 4 vitet e ardhshme.

"Procesin e votimit me 3 nëntor duhet ta përqafojmë e jo ta ngufasim, vota juaj ka me qenë vazhdimi i kësaj qeverisjeje të keqe, apo ndryshimi i saj, ju jeni ata qe vendosni. Unë nuk ju premtoj si te tjerët vende te punës pa kufi miliona euro, pasi që çdo qeverisje që i ka premtuar këto nuk i ka bërë jeni dëshmitarë për këtë", ka thënë Bislimi.

Bislimi gjithashtu ka thënë se çdo Kryetar i Komunës është kryeshërbëtor i qytetarit, pasi qe dihet se çdo vit dalin mijëra të diplomuar e që nuk punojnë e kjo mbetet në ndërgjegjen e Komunës. "4 vite janë shumë të mëdha nëse nuk punohet dhe nuk ka perspektive, dihet qe ka shumë të pa punë ka shumë probleme ekonomike dhe infrastrukturore", ka thënë Bislimi. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment