Nxënësi i therur i nënshtrohet operacionit

13.05.2014 (komentet: 0)

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan me shqetësim ka marrë sot lajmin për përfshirjen në incident në mes të dy nxënësve të shkollës së mesme ekonomike “Marin Barleti”, ku është përdorur edhe thika dhe ka pësuar lëndime trupore nxënësi Riad Rashiti, ka thënë Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit .

 

Ai ka thënë se për rastin në fjalë, drejtoria e shkollës menjëherë ka njoftuar policinë dhe DKA-në, të cilat dolën në vendin e ngjarjes dhe u njoftuan me rastin dhe personi i dëmtuar Riad Rashiti është dërguar së pari në Spitalin Regjional e më pas në QKUK për intervenim.

 

“Sipas informatave të fundit që morëm nga prindi i të dëmtuarit, fatmirësisht operacioni është kryer me sukses. Si drejtor i DKA-së së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e shtetit, do të punojmë pa ndalur që të krijojmë siguri në shkolla, duke parandaluar akte të tilla të shëmtuara, të cilat nuk i shërbejnë shoqërisë sonë”, ka thënë Nazmi Musa, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment