N’protestë!

27.01.2015 (komentet: 0)

N’protestë!

 

 

Kam me dalë sot me të nejt karshi

Me të shikue n’dritare se si i kreh flokët

Ndoshta kam  me ta thye dritaren!  

Kam me ndejt tanë ditë në këmbë n’shi e n’borë

Me ta than një fjalë - pse po më mashtron !?

Po mendon se mirë oshtë me m’lanë me dekë uni  

Pa gjumë pa rroba t’dimrit!?

Thua se tan jetën n’ballkon t’parlamentit do rrish!

E nuk ke me u ul poshtë në tokën e bekuar.

A je tuj më pa se e kam vendos me ikë

Me ikë në mal..

Ti e di nga mali vie i harbuar si qen i çartur!

Po jo!

Kam vendos me t’pritë me ti pa rrudhat

Dridhjen tektonike qe ke me pas n’tru!

zemra ka me të dal prej vendi ty!

Jo m'u!

Po protestoj me të pa t’shtrirë për toke

Zhag tuj lujt fëmijët guraleca me ty

Ose tuj t’ pshurrë fjalimet që i ke bo n’parlament!

Nuk e di a do të mallkoj, që kurrë nuk e kuptove

Se ka kush e donë këtë vend edhe i vdekur!

 

© XL 27 janar 2015

Kthehu mbrapa

Shto koment