Nijazi Idrizi zyrtarisht kalon në AAK

14.10.2013 (komentet: 0)

Gjilan – Nijazi Idrizi ish deputet i PDK-së të hënën pasdite në një ceremoni solemne ka aderuar zyrtarisht në degën e AAK-së në Gjilan. Rexhep Kadriu dhe Ahmet Isufi e kanë quajtur vlerë të madhe për AAK kurse vet Nijazi Idrizi tha se ka qenë përherë afër AAK-së, por tha se nuk ka qenë vendim i lehtë për të që të braktisë PDK. Nijazi Idrizi ish deputet i PDK-së të hënën vonë pasdite në një ceremoni solemne ka pranuar librezën e AAK-së dhe ka kaluar zyrtarisht në degën e AK-së në Gjilan, raporton rajonipress.


Rexhep Kadriu me këtë rast tha se aderimi i Idrizit në AAK është një lajm i mirë sepse ai është një njeri që i ka kaluar të gjitha sfidat dhe është nga familja e Idriz e Seferit.”Me Nijazi Idrizin fitorja e jonë është edhe më e sigurt sepse Gjilanit i duhet ndryshimi” tha Kadriu.

Edhe Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se aderimi i Idrizit është vendim i rëndësishëm për Gjilanin sepse Nijaziu ka vlera të larta. Do të dalim fitues në këto zgjedhe dhe do të ndërtojmë një qeveri dhe një kryetar të përgjegjshëm. Me ardhjen e Nijazi Idrizit gjasat e AAK-së janë shtuar dukshëm” tha Isufi.

Kurse vet Nijazi Idrizi pasi ka pranuar librezën e AAK nga Rexhep Kadriu tha se ka qenë përherë afër AAK-së.”Tani kam marrë vendimin që të jem pjesë e AAK-së për të filluar punën që të jemi fitues të këtyre zgjedhjeve. Për mua nuk ka qenë vendim i lehtë sepse një kohë të gjatë isha pjesë e PDK-së, por rrethanat u krijuan të tilla që unë të aderojë në AAK” tha shkurt Idrizi./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment