Nga sot mund të aplikoni për certifikata online

02.05.2014 (komentet: 0)

Gjilan, 2 maj - Njoftojmë qytetarët se që nga sot (2 maj 2014) Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Administratës, ka nisur me implementimin e pilot projektit HOME-KOMUNA, ku ju qytetarë të nderuar mund të aplikoni online dhe mund të merrni certifikatën përmes postierit në shtëpinë tuaj.

Gjithashtu pagesën do ta bëni tek postieri në momentin që pajiseni me certifikatë, me çmim të njejtë.  Mënyra e aplikimit:  Hape faqen Zyrtare të Komunës- kk.rks-gov.net/gjilan Klikoni në “ Apliko online për certifikatë” Mbushni fushat e kërkuara Klikoni në butonin “ apliko” Pastaj ne do t’ju kontaktojmë përmes numrit tuaj të telefonit, për të konfirmuar aplikimin tuaj dhe për të marrë ndonjë informacion shtesë.  Mjafton që ju mos të pritni në radhë!  Zyra për Informim

Kthehu mbrapa

Shto koment