Nga përbërja e kaluar vetëm 11 këshilltarë

04.12.2013 (komentet: 0)

Përveç ndërrimit të pushtetit në Gjilan, ku kumbi PDK-ja dhe fitoi LDK-ja, edhe në përbërjen e Kuvendit të ri Komunal do të ketë ndryshime të dukshme. Pikë së pari Kuvendi Komunal i ri nuk do t’i ketë 41 ulëse, por 35 (kjo si rrjedhojë e decentralizimit, formimit të komunave të reja dhe zgjerimit të komunave ekzistuese).

 

Kuvendi i ri Komunal i Gjilanit do të përbëhet: Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK – 11 këshilltarë, Partia Demokratike e Kosovës  - PDK – 8 këshilltarë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - AAK – 4 këshilltarë, Lëvizja Vetëvendosje -  4 këshilltarë, Aleanca Kosova e Re - AKR – 2 këshilltarë, dhe me nga një këshilltar do të jenë të përfaqësuara Lëvizja Vatra, Partia e Drejtësisë PD, Lëvizja Republikane, Za Evropsko Pomoravlje, Partia Socialdemokrate e Kosovës – PSD, dhe KDTP - Kosova Demokratik Türk Partisi.

Nga përbërja e kaluar që përfundoi mandatin e atij Kuvendi, në ulësen e kuvendarit sërish do të ulen vetëm 11 këshilltarë, duke bërë që  plotë 30 të tjerë të kenë humbur (disa nuk ishin në listat garuese pasi ose nuk janë kandiduar nga subjekti i tyre ose me vetëdëshirë janë tërhequr duke mos dashtë të kandidohen).

Ja kandidatët që sërish kanë fituar ulëse në KK:

LDK:  Avdyl Aliu, Arben Mehmeti, Nevzad Rushiti, Zijadin Maliqi, Shpresa Kurteshi,  Jehona Hyseni.
PDK: Izmi Zeka,  Shukrije Rapuca, Leonora Bunjaku(ish PSD)
AAK: Ibish Ibishi
AKR: Arben Maliqi

Ja ish këshilltarët e përbërjes së kaluar që nuk do të jenë më pjesë e kuvendit ndonëse shumica e tyre kanë qenë në garë.

LDK: Bahrije Veseli, Jashar Jashari,  Ramiz Ramadani,  Rashit Sahiti, Sadudin Berisha, Shpresa Hajdari, Tefik Maksuti, Saranda Bllaca, Jakup Bajrami.

AAK: Drita Ismajli, Mimoza Kadriu, Sokol Haziri,  Sami Azemi
AKR: Tefik Ibrahimi
Vjollca Matoshi (braktisi AKR – doli ne LDK)
Mimoza Shkodra (braktisi AKR - doli PDK)
Arianit Sllamniku (ish PD – i pavarur)
Selim Selimi - KDTP

Përndryshe, nëse i referohemi të gjitha përbërjeve të Kuvendit Komunal, nga pas lufta e këndej, atëherë kemi  plotë 17 kandidatë që kanë fituar vota për t’u bërë për herë të parë në karrierën e tyre politike  këshilltarë komunal, e ata janë: Valentina Bunjaku – Rexhepi (LDK), Isa Agushi(LDK), Imet Rrahmani(LDK), Florina Jerliu(LDK), Sahit Abazi (PDK), Bajram Hasani (PDK), Fatbardha Selmani (PDK), Selami Xhemajli (AAK), Mevlude Zejnullahu (AAK), Adelina Berisha (AAK), Nevzad Isufi (Vetëvendosje),  Fehmi Sylejmani (Vetëvendosje),  Besa Baftiu (Vetëvendosje),  Arijeta Rexhepi (Vetëvendosje), Labinotë Demi – Murtezi (PD), Sejdulla Kadriu (Vatra), Srdjan Mitrovic (ZEP). /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment