Neziri: Jam PDK-isti më i madh në Gjilan, jam pro një koalicioni me LDK-në.

29.08.2014 (komentet: 0)



 Kohëve, të fundit, janë shtuar zërat në udhëheqjen e PDK-së së Gjilanit që kërkojnë, presin, por edhe besojnë sigurt në një koalicion të PDK-së me LDK-në, që do të zhbllokojë procesin, do të mundësojë krijimin e qeverisë së re, që do të qeverisë me vendin.


Gani Neziri, anëtar i kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan thotë se është pro një koalicioni me LDK-në dhe beson se kjo edhe do të ndodhë. Neziri që e vlerëson vetën si PDK-isti më i madh që e ka sot Gjilani, shpreson se edhe në LDK ka koka të arsyeshme që nuk do të lejojnë të vazhdohet tutje me rolin bllokues nga ana e Bllokut, dhe se në LDK do të tregohen të arsyeshëm dhe do të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Bllokimi me çdo kusht i zhvillimeve politike në Kuvend është mungesë e vetëdijes se mjaftueshme se po bllokohet atdheu. Besoj fuqishëm se me vendin do të qeverisë PDK dhe jam i sigurt se brenda LDK-së ka zëra të arsyeshëm që janë të vetëdijshëm se bllokimi i krijimit të institucioneve në fakt është bllokim i atdheut dhe se do të gjejnë forcën e arsyes dhe do të kthehen kah PDK, për të qenë në bashkëqeverisje me vendin”, ka thënë Neziri i PDK-së./2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment