Nëntë raste të lëndimeve nga fishekzjarrët në Gjilan

01.01.2014 (komentet: 0)

Në emergjencën e Gjilanit sipas shefit të saj Enver Murtezi ndihmë kanë kërkuar dhe janë trajtuar nëntë persona, prej tyre 7 nga Gjilani dhe dy nga Vitia. Murtezi tha se këta persona janë lënduar nga mjetet piroteknike-eksplozive, fishekzjarrët dhe raketat.

Në Emergjencën e Gjilanit pak pas nderimit të moteve ndihmë kanë kërkuar nëntë persona raporton rajonipress.

Shefi i Emergjencës Enver Murtezi tha për rajonipress se 9 persona janë trajtuar në këtë institucion dhe që të gjithë pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi, me përjashtim të dy ratave nga Vitia të cilat kanë marrë djegie më të mëdha dhe janë vendosur në repartet e Spitalit të Gjilanit.

Murtezi tha se personat që kanë kërkuar ndihmë kryesisht janë lënduar nga mjetet piroteknike - eksplozivë, fishekzjarrët dhe raketat. 

Sipas tij në Viti është djegur një stallë dhe dy persona derisa kanë tentuar ta lokalizojnë zjarrin kanë pësuar djegie të shkallës së rëndë dhe ata po mjekohen edhe më tutje tha Murtezi.

Ndryshe, Murtezi tha se pasojat e fishekzjarrëve janë të rënd pasiqë ato kanë goditur viktimat në fytyrë, në trup e këmbë. Emergjenca fatmirësisht ka qenë e përgatitur me të gjitha ekipet dhe asnjë rast nuk është transferuar në QKUK tha Murtezi.

Punoi Lulzim Ademi.

Kthehu mbrapa

Shto koment