Në Zyrën e Kryetarit hapet ekspozita e profesoreshës Magbule Xhemajlit

26.03.2014 (komentet: 0)

Gjilan, 26 mars – Në Zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, ka nisur praktika e promovimit të ekspozitave të artistëve gjilanas, të cilët çdo muaj do të promovojnë veprat e tyre.

 

Këto ditë është hapur ekspozita e profesoreshës së artit Magbule Xhemajli, e cila do të qëndroj e hapur për një muaj.

Kryetari Haziri ka thënë me këtë rast se kjo po bëhet për t’i përkrahur artistët, studentët dhe të gjithë ata që merren me këtë lëmi të artit.

“Arsyeja pse kam vendosur që në Zyrën time të hapen ekspozita çdo muaj, është për t’i mbështetur artistët gjilanas, studentët dhe të gjithë ata që merren me këtë lëmi të artit, duke i dhënë mundësinë që t’i promovojnë veprat e tyre. Kjo praktikë e re do t’i motivoj dhe inkurajoj artistët për të punuar. Ata kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme të institucioneve, gjë që do ta kenë të përhershme nga Komuna e Gjilanit”, ka thënë kryetari Haziri.

Nga ana tjetër, profesoresha Magbule Xhemajli ka falënderuar kryetarin Haziri për mundësinë, duke thënë se kjo është ndihmesë e madhe për tëm meqë Zyra e kryetarit vizitohet nga shumë njerëz të prifileve të ndryshme.

“Falënderoj Zyren e Kryetarit për mundësinë që më ka ofruar për të ekspozuar në objektin e zyres së kryetarit. Jam e nderuar sidomos pasi që ekspozita ime është e para në këtë mandat qeverisës. Duke pasur parasyshë faktin se Galeria e Arteve rrallë vizitohet nga shumica e njerëzve për arsye të ndryshme, atëherë kjo është një mënyrë më e mirë qe nëpëjet artit të jemi më afër qytetareve, si dhe nga vizitorët jashtëm të Gjilanit. Sadopak, e kanë një mundësi të kenë një pasqyrë të shkurtër për artin gjilanas”, ka thënë zonja Xhemajli.

Kthehu mbrapa

Shto koment