Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan është mbajtur konferencë në kuadër të javës së Evropës

08.05.2015 (komentet: 0)

 

 

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan , në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Qendra Kosovare për Diplomaci, mbështetur edhe nga “Kosova Ansambël” kanë mbajtur konferencën e përbashkët ku  janë bërë prezantime të kumtesave para një pjesëmarrjeje të gjerë të studentëve. Këtu u kërkua nga studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë, të punojnë sa më shumë, duke e dëshmuar punën me dije, me profesionalizëm dhe kulturë.

 

Në këtë takim kryetari I Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se në Evropë është Gjilani i vogël me përfaqësim të mbi 30 % të qytetarëve të saj, në shtete të ndryshme të BE – së, të cilët tani janë të dëshmuar në fusha të ndryshme dhe të përgjegjshëm në punët që kryejnë. Ai ka bërë thirrje që rrugët e migrimit ilegal nga qytetarët e Kosovës të mos provohen, sepse janë rrugë të lëvizjeve të errëta, që edhe pas heqjes së vizave gjatë të ardhmes, qytetarët të cilët kanë marrë këto rrugë do t’i vuajnë pasojat e kufizimit të lëvizjes në këtë drejtim.

Ndërsa referuesit tjerë në këtë konferencë,Gëzim Tosuni,  prorektor për financa në Universitetin “Kadri Zeka”, tha se ne duhet ta sjellim bashkërisht Evropën në Kosovë edhe pse nuk jemi anëtar të BE-së. Ai ka kërkuar që të gjithë bashkërisht të punojmë në aspektin e përgatitjes profesionale në mënyrë që të gjithë me dallimet që kemi, të jemi konkurrent të qytetarëve që janë në BE.

Nga ana tjetër Burim Elezi në emër të Zyrës për Integrime Evropiane, ka thënë se integrimi në familjen Evropiane, mund të bëhet vetëm me pjesëmarrje dhe angazhim të fuqishëm të shoqërisë në përgjithësi dhe pjesëmarrjen e secilit nga ne. Ai tha se integrimi është një proces zinxhirë dhe duhet punë intensive, përkushtim, vigjilencë, reforma të thella të cilat kërkojnë kohë dhe kosto.

Me informatën mbi arsimin është paraqitur edhe drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, sikurse që kumtesat e tyre i kanë prezantuar edhe Selim Daku, nga Qendra Kosovare për Diplomaci dhe Valdrin Halimi.


Ndryshe, gjatë kësaj konference është bërë edhe shpërndarja e mbi 100 certifikatave për pjesëmarrësit e seminarit të organizuar me këtë qëllim./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment