Në lagjen Dardania sot ka nisur ndërtimi i parkut rekreativ dhe sportiv

05.08.2015 (komentet: 0)

Në lagjen Dardania sot ka nisur puna për ndërtimin e parkut ku parashihet të ketë një amfiteatër, fushë të futbollit, terreneve sportive për basketboll dhe volejboll, fontanë dhe sistem të ujitjes, ndriçimin publik, ndërtimin e trotuareve dhe këndit të lojërave për fëmijë, krijimin e zonave të gjelbra, instalimin e ulëseve për pushim, shporta të mbeturinave pastaj elemente të tjera rekreative dhe sportive. 
 

Ky projekt realizohet përmes programit “Kosova e Bukur II”, e financuar nga Komisioni Europian dhe Komuna e Gjilanit, të implementuar nga IOM – i, që pos parkut që do të ndërtohet, janë krijuar 92 vende të reja të punës, duke përfshirë 65 persona të angazhuar përmes Qendrës për Punësim në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 
 
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me Drejtorin e zyrës së BE-së në Prishtinë, Kristof Shtok, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët i prokurimit, në mënyrë simbolike kanë vënë gurthemelin e këtij projekti. 
 
Me këtë rast kryetari Haziri, ka thënë se së bashku me partnerin e Gjilanit – Komisionin Evropian, përmes programit “Kosova e Bukur”, sot po bëhet një projekt që do ta ndryshoj përgjithmonë këtë lagje, duke i kthyer gjallërinë, atraktivitetin, sportin dhe si projekt po mundëson punësim të një numri shumë të madh të qytetarëve. 
 
“Jam shumë i lumtur që me partnerin tonë në këtë projekt, po nisim sot ndërtimin e këtij parku modern, përmes programit të përbashkët “Kosova e Bukur”. Ky projekt bashkfinancohet nga Komuna e Gjilanit dhe Komisioni Evropian. Rëndësia e këtij programi është punësimi, ku numri më i madh i të punësuarve vjen nga Qendra për Punësim. Poashtu nga këtu kërkoj prej qeverisë së Kosovës dhe e lus për mbështetje edhe drejtorin Kristof Shtok, që të krijohen mundësi për konkurrim përmes programit “Kosova e Bukur III”, sepse këto programe mundësojnë realizim të projekteve, por në të njejtën kohë punësojnë për periudhë sezonale shumë njerëz që është një nevojë shumë e madhe”, tha kryetari Haziri. 
 
Ai poashtu tha se këtë park do ta gëzojnë një numër shumë i madh i qytetarëve duke nisur nga fëmijët, të moshuarit, familjarët dhe nuk do të ketë më zhurmë apo shitje ilegale të druve, shtazëve dhe materialeve tjera. 
 
“Ky do të jetë vend i pushimit, rekreacionit, sportit dhe i gjithë qytetarëve të kësaj lagje”, tha përfundoi shkurt ai.
Ndërsa nga ana e tij Kristof Shtok, drejtor i Unionit Evropian në Kosovë, ka thënë se është një kënaqësi e madhe që në këtë vend po ndërtohet një park rekreativ dhe sportiv. 
 
“Këtu sot po nis parku rekreativ dhe sportiv. “Kosova e Bukur” si program ka një komponentë shumë të mirë që është punësimi, e që na gëzon të gjithëve. Prandaj shumica e punëtorëve këtu janë njerëz që kanë pritur kohë të gjatë për një vend të punës, por shpresoj që gjatë të ardhmen të gjeni punë më lehtë, sepse “Kosova e Bukur”, është program që ndodh shumë shpesh. Gjatë fundit të këtij viti do të jemi këtu në promovim të projektit dhe do të luajmë një lojë të volejbollit apo të basketbollit së bashku”, tha Shtok duke falënderuar Komunën e Gjilanit, IOM – in dhe AZHR – në, që mundësuan realizimin e këtij projekti.
 
Ndryshe, nga ky projekt që do të kushtoj rreth 240 mijë euro, do të përfitojnë 75 mijë banorë të Komunës së Gjilanit, të cilët mund të jenë pjesë e përditshme e këtij mjedisi rekreativ gjatë të ardhmes së afërt. 

parku-ne-dardani.JPG

 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment