Në Gjilan u debatua për MSA-në dhe ndikimin te bizneset

13.05.2016 (komentet: 0)

 

Gjilan, 13 maj 2016 – Në kuadër të “Javës së Europës”, në Gjilan është mabjtur sot debati i dytë me temën “Ndikimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave në biznes”, i cili është organizuar nga Zyra për Integrime Evropiane dhe në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci.

 

 

Debatin e ka hapur zyrtari komunal për integrime, Burim Elezi, i cili ka theksuar faktin se sot, shumë kosovarë, akoma nuk e dinë se çfarë do të thotë të integrohesh ne BE, për shkak se nuk është shpreguar sa duhet procesi.

 Displaying debat-javaeuropes-13maj.jpgDisplaying debat-javaeuropes-13maj.jpgDisplaying debat-javaeuropes-13maj.jpg

“Ne, si institucione lokale, por në veçanti ato qendrore, duhet t’i kushtojmë më shumë rëndësi informimit”, tha Elezi, i cili në cilësin e panelistit, ka folur për aspektin ekonomik, politik dhe atë të legjislacionit.

 

Selim Daku, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Diplomaci, ka thënë se miratimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të shënoj fillimin e fazës së fundit të tranzicionit të vendit.

Ndërkaq, Gentrit Murseli, njohës i çështjeve europiane, ka vlerësuar se nëse MSA nuk shfrytëzohet në mënyrën më të mirë, duke bërë reforma të thella ekonomike, Kosova humbë shumë.

 

“Në 3 vitet e ardhshme, Kosova duhet të bëjë reforma të thella fiskale, pra ekonomike, sikurse edhe në administratë dhe fusha tjera”, tha Murseli.

 

Ndërkohë, Uran Salihu, ekonomist, ka deklaruar se pas MSA-së dhe liberalizimit të vizave, bizneset e Kosovës ndoshta nuk do të mund t’i përballojnë produkteve të huaja, pra konkurrencës, derisa Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, tha se Kosova ka instrumente dhe duhet të punoj shumë për të mbrojtur cilësinë e produkteve të tregut tonë.

 

Betim Lafiti, ekonomist, tha se pas MSA-së, BE e njeh Kosovën, për shkak se nuk mund të realizohen marrëveshje pa qenë Kosova shtet, ndërsa kanë dhënë vlerësimet e tyre edhe Jona Musmurati, Ilir Vokshi e Rashit Gjaka.

Kthehu mbrapa

Shto koment