Në Gjilan nis votimi

03.11.2013 (komentet: 0)

Gjilan – në Gjilan, qytetarët e parë kanë nisur t'i adresohen qendrave të votimit për të votuar për të preferuarit e tyre që janë në garë në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që Ferid Shabani, kryesues i komisionit Komunal Zgjedhor në paraqitjen e parë për Portalin 2LONLINE, (ora 07:20), ka bërë të ditur se shumica e qendrave të vendvotimeve, me të cilat u kontaktua deri në këto momente, janë hapur dhe në to ka filluar të votohet. Sipas tij me pak probleme teknike, procesi ka nis mbarë.



Shabani tha se me të drejtë vote janë 94 mijë e 286 votues, për të cilët janë paraparë 33 qendra votimi  me 125 vendvotime.

Në Gjilan garojnë 9 kandidat për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, Lutfi Haziri, Rexhep Kadriu, Ismajl Kurteshi, Faton Bislimi, Sejdulla Kadriu, Labinotë Demi – Murtezi, Yll Isufi dhe  Milan Stojanoviq, derisa janë evidentuar 22 subjekte politike, iniciativa qytetare dhe kandidat të pavarur.

Përndryshe, njëri ndër qytetarët që me mëngjes kishte dal për të votuar, Vezir Mustafa ka thënë  për 2lonline, se po e kryen obligimin e tij si qytetar, ndonëse tha se nuk pret edhe shumë nga këto zgjedhje, derisa Femi Halimi, një qytetar tjetër tha p[r 2lonline, se po hamendësohet, për faktin se gjendja vazhdon të jetë e  tillë, prej zgjedhjeve në zgjedhje, derisa qytetarë të tjerë që votuan, thonë se shpresojnë Se të preferuarit e tyre, të cilëve sapo ua dhanë besimin, do të dalin fitues.

Kthehu mbrapa

Shto koment