Në Gjilan nis “Java e Europës”

30.04.2015 (komentet: 0)

Displaying BURIMI UPGJ.JPG

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Zyra për Integrime Evropiane në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Diplomaci ka organizuar sot një trajnim për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët me qëllim që të pajisen me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit të vizave, që shënon edhe nisjes e “Javës së Europës” më një sërë aktivitetesh.

 

Zyrtari për Integrime Evropiane të Komunës së Gjilanit, Burim Elezi, i cili e ka hapur zyrtarisht “Javën e Europës”, ka falënderuar me këtë rast kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë për mbajtjen e këtij trajnimi dhe për aktivitet tjera që pritet të mbahen në ditët në vijim.

“Të dashur nxënës dhe studentë, nuk e thash rastësisht se Gjilanit po i kthehen aktivitetet si “Java e Evropës”, sepse Gjilani që nga viti 2004 kur edhe e ka marrë “Diplomën e Evropës” nga Këshilli i Evropës, sikur pati rënë në gjumë dhe kësaj sfere nuk i është kushtuar shumë rëndësi nga të tjerët, por me kthimin e tij në Gjilan, Lutfi Haziri i ka vënë në prioritet proceset integruese. Ky trajnim, që ka për qëllim që ju të pajiseni me më shumë njohuri rreth migrimit ilegal dhe liberalizimit që është ëndërr e kosovarëve, hapë sot Javën e Evropës në Gjilan”, ka thënë Elezi.

Ai vuri në theks se sot kur me këtë trajnim po hapet “Java e Evropës” në Gjilan, është një ditë e veçantë për Kosovën sepse pikërisht sot Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE, duke shtuar se ky është hapi më i rëndësishëm për një vend që aspiron familjen evropiane.

Në këtë ngjarje ka folur edhe Selim Daku nga Qendra Kosovare për Diplomaci, sikurse edhe Valdrin Halimi, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal.

Kthehu mbrapa

Shto koment