Në Gjilan mbahet akademia përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së Dr. Nagip Rexhepit

22.07.2015 (komentet: 0)

 

 Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanti, Lutfi Haziri, është mbajtur sot në Gjilan akademia përkujtimore në shënim të një vjetorit të vdekjes së Dr. Nagip Rexhepit.

 

Fillimisht, nënkryetari Rexhep Kadriu së bashku me drejtorët komunalë kanë bërë homazhe tek varri i Dr. Nagipit në Prishtinë, për të vazhduar më pas me këtë akademi në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deputetë, drejtorë komunal, këshilltarë komunal, kolegë e familjarë.

Në emër të kryetarit Haziri, në këtë akademi ka folur kryesuesja Bunjaku Rexhepi, e cila tha se janë mbledhur sot për të nderuar jetën dhe punën e Dr. Nagip Rexhepit, në shërbim të qytetarëve dhe të popullit, në aspektin profesional, humanitar dhe politik.

Për të respektuar kontributin, Bunjaku Rexhepi tha se Kuvendi Komunal i Gjilanit ka filluar procedurat për t’i lënë emrin e tij Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të cilat pritet të përfundojnë shumë shpejt.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha familja e Dr.Nagipit duhet të ndihet krenare me kuntributin e jashtëzkonshëm në lëminë e mjekësisë, duke shtuar se angazhimi dhe përgatitja e lartë profesinale ishin për t’u admiruar dhe ndjekur nga të gjithë punëtorët shëndetësorë.

Ai theksoi se vlerat e tij njerëzore, intelektuale dhe patriotike, duhet vlerësuar, përkujtuar dhe kultivuar.

Ne emër të kolegëve, ka folur Zeqir Dervishi, i cili e vlerësoi lartë iniciativën e Komunës së Gjilanit që QKMF të bartë emrin e Dr. Nagip Rexhepi.

Ai u shpreh se kolegët, qytetarët e pacientët e dinë që Dr. Nagip Rexhepi ishte punëtor i vyeshëm shëndetësor, mjek i dalluar si dhe asistent për një kohë të gjatë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ne emër të familjes ka folur vëllai i Dr. Nagipit, deputeti Fatmir Rexhepi, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri për nderin që i ka bërë familjes së tij duke organizuar akademinë në nderim të veprës së tij.

 /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment