Në ditën e 4 Korrikut konstituohet Këshilli lokal në fshatin Livoç i Ulët

05.07.2014 (komentet: 0)

 

Gjilan, 5 korrik - Është konstituuar dje edhe Këshilli lokal në fshatin Livoç i Ulët, me një pjesëmarrje të kënaqshme të banorëve të këtij fshati.

 

Pas procesit të votimit kryetar i Këshillit lokal të Livoçit të Ulët u zgjodh Skender Ramadani.

Me këtë rast, kryesuesi i Komisionit Komunal Avdyl Aliu, njëherit shef i këshilltarëve të LDK-së në Asamblenë Komunale, tha se fati e deshti që zgjedhjet në këtë fshat të mbahen në ditën e pavarësisë së SHBA-ve.

“Prej 4 korrikut 1776 e këndej Amerika ka pasur veç ditë të mira, andaj i dëshirojmë Livoçit që prej 4 Korrikut 2014 e më tutje të ketë veç ditë të mira, sic thotë një fjalë: “u bëfshi Amerikë”, tha Aliu.

Edhe ky tubim ka rrjedhë në mënyrë të kënaqshme dhe pa asnjë parregullsi. Ndërkaq, konstituimi i Këshillave të fshatrave dhe lagjeve të tjera do të bëhet në ditët në vijim.

Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës z. Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment