Në Devajë të Vitisë dyshohet për varrezë masive

24.09.2013 (komentet: 0)

Banorët e fshatit Devajë të komunës së Vitisë, dyshojnë se në afërsi të fshatit eksizton një varrezë masive. Ata kanë njoftuar se dyshimet për këtë varrezë kanë qenë nga viti 2011, mirëpo tani para dy javësh vërehen shenja që japin elemnente të një varreze.

Shefqet Zeqiri nga Devaja thotë se ka 3 vjet që ka rënë niveli i dheut ne atë vend dhe kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se aty mund të ketë diçka.

Komandanti i policisë në Viti, toger Xhafer Rexhepi e ka konfirmuar për Radio Kosovën rastin dhe është shprehur se së shpejti do të bëhen hulumtimet në këtë vend.

Në vendin ku dyshohet për këtë varrezë masive, gjatë kohës së luftës në Kosovë në periudhën 1998-99 kanë qenë të stacionuara forcat ushtarake serbe.

Kthehu mbrapa

Shto koment