Ndërprerja e ndihmave stimulon natalitetin?

28.07.2015 (komentet: 0)

 

Për derisa  shtetet fqinje stimulojnë natalitetin me  shtesa fëminore, në Kosovë ndodhë e kundërta , duke i ndërprerë ndihmat sociale, stimulojnë  natalitetin.

 

Për të qenë përfitues të ndihmave sociale, bashkëshortët pa dëshirën e tyre janë të detyruar të lindin fëmijë. Kjo ndodhë për shkak se familje e humb të drejtën e ndihmës sociale  me rastin kur fëmiu i tyre i mbushë 5 vjet.

Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar të hënën raportin e punës së drejtorisë së linjës dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal. Jashar Jashari, kryesues i Komitetit, ka thënë se gjatë kësaj periudhe 6-mujore, janë shqyrtuar çështje të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve dhe janë bërë rekomandimet e duhura për Kuvend Komunal.

Jashari ka thënë se ndër të tjera, kanë bërë rekomandimin për ndarjen e një linje buxhetore për projektin e kontrollimit sistematik të nxënësve, rekomandimin për shtimin e numrit të punëtorëve në inspekcionin sanitar, pastaj rekomandimin për emërtimin e QKMF-së me emrin e dr Nagip Rexhepit dhe të tjera. 

Rreth raporit të punës si dhe çështjeve të tjera shëndetësore dhe të mirëqenies sociale, kanë diskutuar anëtarët e Komitetit, Agron Leka, Nexhat Halili, Veton Uka, Sami Ahmeti, të cilët kryesisht janë përqendruar te gjendja sociale, kriteret e ndihmës sociale, që janë shumë të rrepta, kërkesat për barna dhe të tjera.

Kriteri për heqjen e ndihmës sociale një familje, fëmija i së cilës i mbush 5-vjeç, u cilësua i pa kuptueshëm, sepse një fëmijë i kësaj moshe nuk mund t`i sjellë asnjë përfitim familjes dhe as vetvetes.

Ka raste kur bashkëshortët thonë se për të sigurinë vazhdimësinë e ndihmës, janë të detyruar të lindin fëmijë tjerë, jahtë planifikimit, sepse ndryshe u mbetet familja pa bukë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment