Nazmi Musa uron nxënësit, prindërit, drejtorët e shkollave e mësimdhënësit përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2014/15

19.12.2014 (komentet: 0)



Drejtori i Drejtoratit të Arsimit Prof. Naymi Musa , nëpërmjet profilit të tij në Facebok, uron nxënësit, prindërit, drejtorët e shkollave e mësimdhënësit përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2014/15.

Në emër tim personal dhe stafit nga të cilët udhëhiqet Drejtoria e Arsimit, urojmë të gjithë nxënësit, prindërit, drejtorët e shkollave e mësimdhënësit përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2014/15.
Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,


Shtatori i këtij fillim viti ishte një sfide e rëndë për Drejtorinë e Arsimit ,si rrjedhojë e reformës së re të arsimit pa klasat e XIII-ta. Duke falënderuar Kryetarin e Komunës së Gjilanit z.Lutfi Hazirin, këshilltarët e Kuvendit Komunal të udhëhequr nga zonja Valentina Rexhepi, grupet e këshilltarëve, pozitë-opozitë ,Komitetin e Arsimit dhe drejtorët e shkollave ,këtë sfidë të rëndë e zgjodhëm pozitivisht. Procesi mësimor filloi në kohë.


Tani jem në rrugë të mirë për t’i ngritur kapacitetet e larta në arsim, menaxhim dhe monitorim të mirë. Trajnimi i mësimdhënësve për fushat e ndryshme të shkencave shoqërore e natyrore kanë ndikuar e do te ndikojnë në mësimdhëniet e tyre dhe në ngritje të cilësisë së mësimdhënies.


Falënderojmë të gjithë ata të cilët në mënyre aktive , profesionale e materiale ndihmuan e do ta ndihmojnë fushën e arsimit ne Gjilan, shkruan z. Musa në Facebok./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment