Mustafa jep dorëheqje nga postet partiake!

03.04.2014 (komentet: 0)

Mësohet se Ish kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë së Degës së PDK-së në Gjilan.

Burimet e Portalit 2lonline brenda PDK-së bëjnë të ditur se një veprim të tillë ai e ka ndërmarrë duke e njoftuar përmes emailit kryesinë, ndërsa besohet se ai këtë hap e ka ndërmarrë për tu zhbllokuar ngërçi që e ka kap PDK-në e Gjilanit, e cila si duket nuk po mund të këndellet pas humbjes së pushtetit në Gjilan.

 

Përndryshe, burimet e 2lonline paralajmërojnë se një hap të tillë, në ditët në vijim, pritet ta ndërmerr edhe Izmi Zeka, kryetar aktual i PDK-së së Gjilanit. / 2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment