Muaji Mërgimtarëve, gjilanasit argëtohen deri pas mesnate me muzikë rock dhe popullore

22.07.2016 (komentet: 0)

 

 Në një atmosferë impozante, me një interesim të paparë të qytetarëve të Gjilanit, është mbajtur mbrëmë gala koncerti rock-popullore, aktivitetet ky në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, i cili organizohet nën përkujdesjen e të parit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dhënë edhe një epitet Gjilanit për këtë ngjarje: qytet i rock’ut dhe muzikës popullore.

“Gjilani, qendër edhe e rock’ut dhe muzikës popullore. Sonte performuan këngëtarë gjilanas edhe nga mërgata. Vërtetë atmosferë brilante. Gjilani i gjilanasve”, ka shkruar Haziri.

Ndërkohë, në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve sot në ora 10:00 nis panairi regjional “Gjilani 2016”, i cili mbahet për dy ditë me radhë.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment