Mos na detyroni të radikalizohemi!

06.02.2014 (komentet: 0)

Punëtorë të ish ndërmarrjeve shoqërore në rajonin e Gjilanit kanë protestuar të enjten kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për të kërkuar të drejtat e tyre. Aziz Azizi kryesues i këshillit organizativ të protestës ka fajësuar kryesisht AKP-në për gjendjen e punëtorëve dhe në bazë të kësaj sipas tij protesta është e vetmja rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre në këtë drejtim.

 



Ai ka thënë para masës së tubuar se  kanë zgjedhur rrugën e protestës  për të sensibilizuar opinionin e gjerë,  por edhe strukturat udhëheqëse komunale  e shtetërore  lidhur me kërkesat e tyre  të cilat tan ie  10 vite  pas procesit të privatizimit  nuk po munden ti realizojnë


Sipas Azizit, punëtorët e ish ndërmarrjeve shoqërore  kërkojnë   pagesën e pagave të  papaguara  për vendet e humbura të punës, si rezultat i shpalljes së tyre si tepricë teknologjike,  krejt kjo konformë ligjit.

Po ashtu kërkohet nga AKP dhe Komisioni i Likuidimit zbatimi urgjent i vendimeve  të plotfuqishme gjyqësore  lidhur me njohjen e të drejtave  të pagave të realizuara  e të papaguara  nga ish ndërmarrjet ku kanë punuar , të cilat tani e tetë vite nuk po ekzekutohen.


Kanë kërkuar ndër tjerash edhe ndarjen e parave apo 20 përqindëshin e tyre, në mënyrë të drejtë dhe në bazë të ligjeve në fuqi. Ata gjithashtu kërkuan nga Parlamenti  i republikës së Kosovës  një fond social nga fondi i likuidimit  i cili do të mbetet pas pagesës  së obligimeve ndaj punëtorëve. 

 Po ashtu është kërkuar nga parlamenti nxjerrja e një ligji me të cilën do të pensionohen punëtorët e mbetur  pa punë në procesin e privatizimit  të cilët janë mbi moshën 50 vjeçare.


Po ashtu është kërkuar edhe krijimi i një komisioni hetimor për të  rishikuar  të gjitha kontratat e shitjes , e jo të mbyllen fabrikat e të ndërtohen supermarkete depo e banesa..

Po ahut është kërkuar  nga Qeveria e Parlamenit  që sa më shpejtë të zgjedh  kryesuesin e Bordit të AKP-së  dhe përmbushjen e obligimeve ligjore  ndaj punëtorëve , ashtu që në çdo procedurë të fondit likuidues për çdo ndërmarrje të caktohet   përfaqësuesi sindikal  i asaj ndërmarrje.


Përndryshe, Azizi ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk  fillojnë të realizohen sa më shpejtë atëherë  mund të priten edhe protesta tjera  të përditshme duke mos  përjashtuar as format tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Më pas, edhe sindikalistët e ndërmarrjeve konkrete kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre të cilat, sipas tyre janë legjitime . Njëri ndër ta bajram Halili, nga NSHT “28 nëntori”, ka thënë se po protestohet  pasi të drejtat e tyre nuk po realizohen. Ai tha se askush nuk do të donte të protestohej por kanë dl aso në këtë protestë pasi iu është imponuar nga  neglizhenca  dhe injorimi  kërkesave të tyre  nga zyrtarët e AKP-së., të cilët me qëllim nuk duan ti kryejnë punët e tyre sipas ligjit,  nga shkaku se sa të shtyhet ky proces aq më mirë për ta, ngase po shpërblehen me paga shumë të larta, në kurriz dhe djersë të punëtorit.


Halili tha se nuk po kërkohet lëmoshë por të drejta që u takojnë me ligj, kërkesat e tyre nuk kanë karakter politik , por thjesht janë me karakter social që lehtësisht zgjidhen, sepse mjetet ekzistojnë por mungon vullneti  dhe angazhimi  i zyrtarëve të AKP-së.

Ai i ka përmendur të gjitha obligimet që i ka AKP ndaj kësaj Organizate, përkatësisht punëtorëve të  kësaj ish ndërmarrje,  duke kërkuar zgjidhje konkrete e jo më letra boshe e premtime të kota.


Halili tha se të gjitha këto kërkesa që po shpalosen këtu në këtë protestë është dashtë të zgjidhen qysh para shtatë viteve. Nëse AKP, brenda pak ditësh, nuk ndërmerr asgjë në këtë drejtim, punëtorët janë të detyruar që të vazhdojnë me protesta, madje edhe të përditshme.

AI tha se është bërë boll më me premtime boshe, nuk do të lejojnë të luhet më me djersën e tyre dhe  ka kërkuar zgjidhje që të mos radikalizohen veprimet e  këtyre protestuesve, kërkesat e të cilëve janë plotësisht legjitime.


E, fjalime të tilla kanë mbajtur edhe sindikalist të ish ndërmarrjeve tjera shoqërore. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment