Mizafere Ismajli braktis AKR-në kalon në LDK

28.01.2014 (komentet: 0)

Këshilltarja komunale Mizafere Ismajli ka braktisur AKR-në për të kaluar në LDK, subjekt që i ka fituar zgjedhjet në Gjilan e që tani do ti ketë 12 këshilltarë, ndërkohë që AKR ka mbetet e përfaqësuar tani me të vetmin këshilltarë Arben Maliqi,


Ismajli ka thënë se  po e braktis AKR-në për shkak të zhvillimeve të fundit në atë parti, e me të cilat ajo nuk  ishte e kënaqur. Ajo nuk precizoi se cilat janë ato zhvillime por vetëm u shpreh e pakënaqur me AKR-në dhe tha se tani po i bashkohet një subjekti politik  që e themeloi presidenti historik Ibrahim Rugova  me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët

“Po i bashkohem  po ashtu vizionit të kryetarit Lutfi Haziri,  i cili edhe me volta e dëshmoi se punoi dhe veproi për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha Ismajli.

Mirëseardhje në LDK asaj i  dëshiroi Avdyl Aliu, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së i cili tha se  me aderimin e saj, Ismajli do ta pasurojë  edhe më tutje  koloritin e përbërjes së LDK-së në Kuvend e në përgjithësi LDK-së në Gjilan.

Aliu tha se e çmojnë punën e deritanishme të saj  pasi njihet si punëtore e madhe e në veçanti  dallohet me punën  që ka bërë në Grupin Joformal të Grave  në avancimin e barazisë gjinore. 

Ai shtoi se Ismajli do ta ketë fushëveprimin e duhur në LDK për të vazhduar rrugëtimin së bashku, derisa edhe zëdhënësja e LDK-së Saranda Bllaca tha se kjo dëshmon se LDK vazhdimesh po rritet dhe si në nivelin lokal ashtu edhe nacional nuk ka kush e ndal. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment