Mevlud kushtuar Lindjes së Muhamedit a.s.

10.01.2015 (komentet: 0)

Me rastin e muajit të lindjes së pejgamberit Muhamedit a.s. apo siç njihet tek ne pra  muaji i mevludit, sot në Gjilan në Xhaminë “Atik” para  namazit të drekës u organizua këndimi i mevludit.

 

S’ka dyshim se mevludet janë veprat më të përhapura në letërsinë islame dhe kjo është plotësisht e kuptueshme, ngase kemi të bëjmë me përkushtimin që poetët ia bënë Pejgamberit Muhamedit a.s.

Format e krijimtarisë kushtuar Pejgamberit a.s. në letërsinë islame janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga poezia, kasidja e deri tek veprat e posaçme që te ne njihen si mevlude, pa përmendur këtu veprat biografike që i janë kushtuar Muhamedit a.s.

Mevludi është ode heroike me elemente të poemës që i kushtohet jetës së Muhamedit a.s. Në të përshkruhet jeta e tij duke filluar që nga lindja e deri në vdekje

Në manifestimin e organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit në Xhamin "Atik" qenë të pranishëm imamët e shumë xhamive, hoxhallarë të pensionuar, Kryesia e Bashkësisë Islame dhe xhematlinjë të shumtë.

Manifestimi nisi me ashere nga Kurani i Madhëruar, ndërsa për rëndësinë e  manifestimit kushtuar Muhamedit a.s., para të pranishmëve foli Kryetari I Këshillit ntë Bashkësisë Islame  i cili duke folur për rëndësinë që ka kujtimi i Muhamedit a.s., fillimisht tha: "Jemi tubuar sot këtu për të kujtuar lindjen e Pejgamberit, të cilin Allahu xh. e dërgoj me mision që të na drejtoj në rrugën e drejtë. Jemi tubuar për të vazhduar traditën e kamotshëm të shëmimit të lindjes së Muhamedit a.s.  të bindur që po kujtojmë një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e ndritshme islame.

Kujtimi i lindjes së Pejgamberit a.s.  është traditë e hershme, përmes së cilës besimtarët me devotshmërinë më të madhe organizuan manifestime në forma të ndryshme në kujtim të lindjes së Pejgamberit a.s. e kjo është e kuptueshme, ngase edhe vet Zoti në Kuran e ka lavdëruar Muhamedin a.s, dhe ka kërkuar edhe nga ne besimtarëttë lutemi dhe ta kujtojmë Muhamed mustafanë."

Pas fjalimeve të krerëve fetar, imamët kënduan pjesë nga "Mevludi", që u përcoll me vëmendje nga të pranishmit.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment