Me koncertin e madh festiv dhe fishekzjarre, përfundojnë aktivitetet për 7 – vjetorin e pavarësisë

17.02.2015 (komentet: 0)

Displaying 4.jpg

Në kuadër të shumë aktiviteteve të parapara për shënimin e 7 – vjetorit të pavarësisë së Kosovës, është mbajtur edhe një koncerti i madh festiv me këngë e valle popullore në të cilin kanë performuar ansamblet e Gjilanit dhe artistë të shumtë.

 

Me këtë rast të pranishmit në emër të të gjitha institucionet komunale i ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila ka thënë se pavarësia e Kosovës është arritur me sakrifica të mëdha të popullit shqiptarë.

“Në emër të kryetarit të Komunës, z.Lutfi Haziri dhe të gjitha institucionet lokale ju uroj 7 – vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke kujtuar të gjithë bashkërisht sakrificën e madhe të popullit shqiptarë ndër vitesh. Pa gjakun e shumë dëshmorëve dhe martirëve të rënë në luftën për liri ne nuk do kishim pasur mundësinë që sot të festonim në qendër të qytetit. Përkulemi para veprës së madhe sublime të të gjithë atyre që dhanë jetën që ne sot të kremtojmë pavarësinë dhe shumë zhvillime të tjera në fusha të ndryshme. Urojmë që përvjetorët e tjerë ti festojmë në mënyrë edhe më masive me zhvillim më të madh të Komunës dhe shtetit tonë, me ekonomi përherë në rritje, me arsimim të mirëfilltë të të rinjve tanë dhe me suksese të tjera në fusha të ndryshme”, tha ndër të tjerash në fjalën e saj Bunjaku – Rexhepi.

Ndërsa në fund të gjithë këtij aktiviteti është bërë edhe ndezja e fishekzjarrëve duke i dhënë kështu fund aktiviteteve të sotme për shënimin e festës së pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë mbajtur aktivitete të ndryshme duke nisur me homazhe në varrezat e dëshmorëve, me turniri në basketboll për grupmoshat e reja, koncerti solemn festiv, koncerti festiv promovues me grupe muzikore të të rinjve nga zhanre të ndryshme, duke kulmuar me koncertin e madh festiv të këngëve dhe valleve popullore./kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment