Me iniciativë të Lutfi Hazirit, tetori shpallet “Muaj i Solidaritetit dhe Tolerancës” në Gjilan

30.09.2015 (komentet: 0)

 

 

 Me iniciativë të kryetari të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkësive fetare, muaji tetor është shpallur “Muaji i Solidaritetit dhe Tolerancës” në Gjilan.

 

 

Gjatë këtij muaji do të organizohen debate të ndryshme në funksion të tolerancës dhe solidaritetit, do të organizohen aktivitete kulturore e sportive, sikurse që do të vizitohen objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

 

“Gjilani është qyteti më tolerant dhe më solidar në Republikën e Kosovës dhe me gjerë. Kjo po dëshmohet vazhdimisht dhe po trumbetohet edhe nga të gjitha organizatat me renome në vend”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment