Mbi 100 biznese po i promovojnë produktet e tyre në Panairin e organizuar nga Komuna e Gjilanit

03.08.2014 (komentet: 0)

 

Po vazhdon edhe sot të bahetPanairi regjional i produkteve vendore "Gjilani 2014”, në të cilin po marrin pjesë shtatë komuna të lindjes, i organizuar nga drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian, përkatësisht Qendra Regjionale të Marketingut – Lindje.

 

Në panair po marrin pjesë më shumë se 100 biznese gjilanase, në mesin të cilave edhe nga minoriteti serb, edhe atë nga Gjilani, Kamenica, Vitia, RanilluguNovobërda, Parteshi dhe Kllokoti.

Kryetari Lutfi Haziri është shprehur se Gjilani është lider në prodhim, bizneset na bëjnë krenarë dhe si të tilla, përmes panaireve, mund t’i shohim, t’i prekim shijojmë dhe t’i blejmë këto prodhime që po vazhdojnë me sukses edhe në tregun europian dhe atë amerikan.

Ndërsa drejtori për Zhvillim Ekonomik I Komunës së Gjilanit theksoi se ky panair, me rëndësi të veçantë për regjionin, pretendon të bëhet tradicional dhe në vitin që vije do të zgjerohet, të kaloj kufijtë dhe të marrin pjesë edhe produktet nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe Gjilanit do t’i krijoj një identitet të ri.

Panairi regjional i produkteve vendore "Gjilani 2014” përmbyllet sonte në mbrëmje me aktivitete kuluroro-artistike.

Kthehu mbrapa

Shto koment