MASHT-i anulon vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan

10.09.2016 (komentet: 0)

Gjilan – Departamenti i Inspeksionit të Arsimit në Gjilan që vepron në kuadër të MASHT-it ka anuluar vendimin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan (DKA) me arsyetimin se vlerësimi i licencës nuk është në kompetencë të ndonjë organi tjetër përveç MASHT-it.

Sektori i inspeksionit të Arsimit në Gjilan ka anuluar vendimin e DKA në Gjilan të datës 26.08.2016, për përzgjedhjen e kandidatëve sipas konkursit nr. 05-061-68661.

MASHT ka obliguar DKA në Gjilan që brenda 8 ditësh të rishpallë konkursin për vendet e lira të punës.

Në arsyetim thuhet se sipas kërkesës së aplikantëve në konkursin në fjalë, për ta shqyrtuar vlerësimin e licencave siç e ka paraparë DKA në formularin për vlerësim të kandidatëve, kemi shqyrtuar rastin dhe kemi konstatuar se : poentomi i aplikacioneve për licencë të jetë 0,5 poena dhe licenca me një (1) është i kundërligjshëm. Vlerësimi i licencës nuk është në kompetencë të ndonjë organi tjetër përveç MASHT-it thuhet në arsyetim.

Në bazë të këtij konstatimi, është dhënë rekomandimi me të cilin i është rekomanduar DKA në Gjilan që në rezultatin final të mos përfshijë poentimin e licencës.

Në inspektimin e bërë më 07.09.2016 në DKA kemi konstatuar se rekomandimi në fjalë nuk është respektuar, dhe ky fakt e ka kushtëzuar nxjerrjen e këtij vendimi përfundon arsyetimi i inspektorëve të MASHT-it. 

Enver Kadriu u.d. i sektorit të inspektimit të arsimit ka konfirmuar për rajonipress se shkaku i parregullsive në poentimin për licencim është anuluar vendimi i DKA./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment