Maliqi, Mehmeti apo Rexhepi, kush do të jetë kryesues i KK-së?!

20.01.2014 (komentet: 0)

Të martën më 21 janar, do të mbahet seanca e Kuvendit komunal të Gjilanit ku ndër tjerash, në rend dite do të jetë edhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.

 

Janë tri emra që qarkullojnë më së shumti se mund të jenë emra që do t’ia kenë mbushur mendjen Lutfi Hazirit, të parit të komunës dhe të LDK-së së Gjilanit, për t'u propozuar dhe kërkuar bekimin e Kuvendit për këtë post. Këta janë Zijaidin Maliqi, Arben Mehmeti dhe Valentina Bunjaku – Rexhepi, pa përjashtuar edhe ndonjë këshilltarë tjetër të LDK-së se mund të dal si emër, në seancën e të nesërmes.

Përndryshe, përveç zgjedhjes së kryesuesit, Kuvendi pritet që të procedoj edhe me propozim vendimin për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve të Kuvendit të Komunës, Propozim vendimi për miratimin e iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, Propozim vendimi për emërimin e Komisionit statutar dhe akteve tjera normative, Propozim vendimi për miratimin e orarit të takimeve të Kuvendit dhe Komiteteve të KK-së, si dhe të ndryshme.

Po, ashtu pritet të jetë “nxehtë”, edhe tek që pika që ka të bëjë me propozim vendimin për miratimin e iniciativës së kryetarit të Komunës për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës, pasi për një gjë të tillë nevojiten 2/3 e votave. LDK synon që me partitë të vogla, por edhe me ndonjë marrëveshje eventuale me AAK, për partnerë në qeverisje, por edhe me votat që do i sigurojë individualisht në subjektet tjera, duke përfshirë këtu edhe votat nga PDK, ta kalojë këtë pa problem.

ndryshe, mbetet të shihet e të qartësohet kjo në seancën e të nesërmes sikurse edhe çështja e kryesuesit të KK-së. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment