Lutfi Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

05.07.2016 (komentet: 0)

 Kryetatari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit.

 

Kryetari Haziri është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, së bashku me kryesin e BI-së.

 

“Pas vizitës në Bashkësinë Islame, së bashku me kryetarin Naim Aliu edhe njëherë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Kjo festë na bashkon në solidaritet, në sofër të përbashkët si të barabartë para njerëzve dhe para Zotit. Urime e pritshi edhe shumë festa tjera e gëzime së bashku me familje”, ka thënë Haziri pas vizitës së sotme.

Ndërsa, kryetari i BI-së në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, derisa është shprehur se festa e Fitër Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Zotit.

Aliu u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të shtrijnë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë në nevojë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment