Lutfi Haziri uron Bashkësinë Islame dhe qytetarët për festën e Kurban Bajramit

11.09.2016 (komentet: 0)

 

 

– Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Kurban Bajramit ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe qytetarët e besimit mysliman. Në mesazhin e urimit thuhet:

 

 

“I nderuari kryetar i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,

 

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,

 

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të Komunës së Gjilanit, t’ju uroj festën e Kurban Bajramit, e cila është ditë e sakrificës për të mirën, që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare.

 

Kjo është një ditë me një kuptim shumë të madh dhe mesazhi që jap sot dhe të gjithë ditët që do të vijnë është që logjika, arsyeja, toleranca të mbizotërojë mbi injorancën, arrogancën dhe mungesën e vullnetit.

 

Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.

 

Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.

 

Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment