Lutfi Haziri, takime të ndara me kryetarin e Kumanovës dhe atë të Likovës

19.07.2016 (komentet: 0)

 

 Në kuadër të bashkëpunimit të mikro-regjiinit Gjilan-Preshevë, Kumanovë-Tregovishtë, në të cilin regjion janë të përfshira 17 komuna, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot në takime të ndara kryetarin e Kumanovës, Zoran Damjanovski dhe atë të Likovës, Sadulla Durakun.

 

 

Gjatë takimit me kryetarin e Kumanovës është diskutuar për hapjen e pikës kufitare Stanqiq-Bellanoc, i cili është në fazën finale, duke u potencuar se do të lehtësoj udhëtimin e banorëve Gjilan-Kumanovë.

 

Po ashtu, në këtë takim u fol për përgatitjet e projekteve të përbashkëta regjionale, derisa u dakurduan që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt.

 

Ndërkaq, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me kryetarin e Likovës, Sadulla Durakun, kanë vizituar bashkërisht rrugën deri në afërsi të kufirit.

 

Kryetari Haziri, gjatë ditëve në vijim pritet të takoj edhe kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, e më pas do të zhvilloj takime të veçanta me kryetarët e Komunave të lindjes së Kosovës.​

Kthehu mbrapa

Shto koment