Gjilan – Kryetari i komunës Lutfi Haziri ka pezulluar nga puna Valon Shefkiun dhe Salih Kqikun pasiqë ndaj dy zyrtarëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti për krime të rënda. Të pezulluarit do të marrin 50% të rrogës së tyre gjatë tërë kohëzgjatjes së pezullimit parandalues, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga Gjykata.