Lutfi Haziri paralajmëron vlerësim të performancës së Bordit të drejtorëve në Gjilan

29.04.2016 (komentet: 0)

 

Gjilan, 29 prill 2016 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media, ka paraqitur angazhimet kryesore që pritet të ndodhin në muajt në vijim dhe përgatitjet që janë bërë nga janari për programet në infrastrukturë.

 

“Komuna në pjesën urbanë tashmë ka filluar ndërtimin e disa prej rrugëve që janë në interes të infrastrukturës komunale”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se i është gëzuar shpalljes publike nga qeveria dhe BERZH-I për ndërtimin e rrugës Gjilan-Ferizaj, e që është korridori i dytë që hapë Gjilanin me mundësi tjetër, ndërkaq në maj tha se pritet të shpallet rruga Gjilan-Prishtinë.  

Gjithashtu, I pari I Gjilanit ka deklaruar se prej vitit 2009 Gjilani ka mbi 17 projekte të parealizuara, një pjesë e të cilëve tha se është në hetime, e që këtrkojnë një kosto buxhetore prej 600 mijë euro shtesë.

“Ne popunojmë që të bëhet prerja e punimeve dhe fillimi i realizimit të këtyre rrugëve”, tha Haziri, duke shtuar se jemi shumë shpejt pritet të nis edhe programi me qeverinë e Austrisë për ndëritimin e rrjetit ujërave të zeza.

“Ne jemi në fund të realizimit të programit me qeverinë e Austrisë për investimet në ndërtim të rrjetit të kanalizimeve, ndëtimin  e shtratit të lumit “Stanishorka” dhe një pjesë të lumit “Mirusha”, ku për këtë të fundit, në këtë vit do ta rrisim dinamikën e punimeve. Gjilani është konfirmuar si njëri nga fituesit të programit, i cili do të jetë 3-vjeçar në implementim. Projekti përfshinë ndërtimin e rrjetit të ujërave të zeza në qytet dhe fshatra”, tha Haziri.

Haziri ka bërë publike se nga sot do të shpallen programet e fazës së parë janar-qershor, të cilat kanë mjete e zotuara.

“Nga sot, do të shpallët ndërtimi i rrugës së “Kumanovës”, rruga Ponesh-Gumnishtë, rruga e kombinatit të Duhanit, hapja e aksit të ri të rrugës që e lidhë rrugën e Ferizajt me lagjen “Iliria”, rrugët përskaj qarkores, pasataj rruga të ish-Morava e Binçës që e lidhë Gjilanin me qarkoren, rrugët në lagjen “Dardania”, “Arbëria”, lagjen e “Vishnjeve”, fshatin Velekincë, hapja e rrugëve brenda qytetit. Nga sot bëhet shpallja edhe e rrugëve në fshtin Malishevë, Bresalc, Pogragjë, Përlepnicë, Uglarë, Ponesh, ndërsa përfshihet edhe rindërtimi i rrugës me interes Gjilan-Uglarë-Pogragjë. Ndërsa, rishikimi i programeve ka të bëjë me Kosaqën dhe Verbicën e Kmetocit”, ka potencuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, ai paralajmëroi se faza e dytë e ndërtimit të rrugëve dhe kanalizimeve do të shpallet në muajt korrik-gusht, ndërkaq tha se në muajin maj do ta ketë projektin në detaj të autostradës.

“Gjatë majit, Gjilani do ta ketë projektin në detaj të autostradës, i cili do të debatohet me qytetarët dhe mandej qeveria do të vendos për opsionet e ndërtimit dhe dinamikën e ndërtimit të projektit”, tha ai.

Kryetari Haziri tha se për katër muaj Gjilani ka ndarë 242 mijë euro subvencione për disa fusha, që është shumë rekorde për 16 vite.

“Për katër muaj të vitit 2016, Gjilani ka ndarë 242 mijë euro subvencione, kryesisht në kulturë, rinie e sport dhe tek kategoritë e shoqatave me nevoja të veçanta, nga të cilat 110 janë realizuar, ndërsa pritet të realizohen edhe 132 mijë. Këto mjete financiare janë rekord për 16 vite”, tha Haziri.

Ai është shprehur I kënaqur edhe me të hyrat e mira buxhetore në muajin prill, që tha se kalojnë pritjet e Komunës për këtë fazë.

“Gjilani edhe në prill ka të hyra të mira buxhetore, që e tejkalojnë pritjet e Komunës për këtë fazë. Ne besojmë shumë që rritja e dinamikës së grumbullimit të të hyrave do të shtohet, në veçanti grumbullimi i borxheve në vlerë prej 2.1 milionë euro dhe borxhet nga AKP, përkatësisht tatami në pronë i ndërmarrjeve”, ka nënvizuar kryetari I Gjilanit.

Kreu I Gjilani ka paralajmëruar që në javën e dytë të majit do të ketë rishikim dhe vlerësim të punës së bordit të drejtorëve, duke thënë se nuk do të ketë dhurata sa I përket pozitave dhe se ata që nuk I kanë arritur objektivat do të shkarkohen.

“Pas vlerësimit të punës për katër muaj dhe krejta nagazhimet që kanë ndodhur në administratë, unë po paralajmëroj që në javën e dytë të majit do të ketë rishikim dhe vlerësim të punës së Bordit të Drejtorëve dhe do të merren parasyshë të gjitha sukseset, vëretjet dhe mangësitë që janë gjetur dhe do të punohet në përmirësimin e performancës, e cila, në Gjilan është pjesë e punës sonë. Nuk ka dhurata në këtë administratë sa i përket pozitave, do të punohet deri në fund të realizimet e objektivave. Të gjithë ata që i kanë arritur objektivat do të jenë pjesë e ekipit, ndërkaq ata që nuk u kanë arritur, do të jemi të detyruar të shkaktojmë ndryshime”, tha Haziri.

Krejt në fund, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri paralajmëroi themelimin e një Task Force në Gjilan, ku përfshihen edhe organet e rendit, për ta goditur ndërtimin ilegal.

“Pritoritet gjatës kësaj faze do të jenë masat që do të merren në rrënimin e objekteve ilegale, tashmë të përmbaruara edhe nga organet e drejtësisë. Task Forca që do e bëjmë, pëfshinë jo vetëm adriminstratën komunale, por edhe organet tjera të rendit për parandalimin e kësaj problematike. Gjilani nuk është në vija të alarmit, por është njëra prej tri komunave që e ka industrinë më të madhe të ndërtimit. Këto dy vite kemi lëshuar të gjitha llojet e lejeve që kanë kërkuar nga investitorët dhe pronarët, duke dashur që industria e ndërtimit në Gjilan të marrë formë sepse nuk është vetëm priosperitet, por edhe zhvillim e punësim. Të gjitha ndërtimet janë në tokë private”, tha Haziri.

“Task Forca do të merret edhe me fabrikën e bukës, e cila nuk ka leje nga ana e Komunës për rrënim. Ne nuk do të lejojmë të rrënohet, pa i kryer borxhet që ka ndaj Komunës. Nuk po them që nuk duhet të rrënohet sepse, sipas pronarit, objekti është i degraduar dhe duhet të rrënohet, por po them që pronari i ka borxh Komunës. Por, tendenca me manipulu pronën private dhe të tentohet të kapitalizohet politikisht, është injorancë”, ka përfunduar Haziri.​

 

Kthehu mbrapa

Shto koment