Lutfi ​Haziri: Nuk ka asgjë të vërtetë në aktakuzën e prokurorisë

30.08.2016 (komentet: 0)

 

  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas lajmit për ngritjen e aktakuzës së prokurorisë, ka dhënë një deklaratë për media. Në deklaratë thuhet:

 

 

“Për hir të informimit të opinionit, ju njoftoj se prokuroria e Gjilanit i ka pushuar hetimet për këtë rast vitin e kaluar në mungesë provash dhe ne e posedojmë shkresën zyrtare.

Para kësaj kontrate nuk ka pasur një menaxhim nga Komuna dhe është shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme.

 

Ndërsa, administrata e re ka filluar së zbatuari ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, duke bërë menaxhiminn e parkingjeve dhe pronës publike në bazë të ligjit dhe duke shfrytëzuar të gjitha procedurat konform ligjit.

 

Prandaj, nuk ka asgjë të vërtetë aty. Përkundrazi, nga një shfrytëzim kundërligjor i parkingjeve, e kam kthyer në shfrytëzim sipas ligjit dhe atë në mënyrën më transparente të mundshme.

 

Dikujt i ka penguar kjo, por koha do ta dëshmojë”, thuhet në deklaratën për media të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment