Lutfi Haziri ndez qirinj në ndërrimin e motmoteve për të kujtuar 70-vjetorin e masakrës së Gjilanit

01.01.2015 (komentet: 0)

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku Rexhepi dhe bashkëpunëtorët, ka festuar ndërrimin e motmoteve mesin e qindra qyetarëve të Gjilanit, para Teatrit të Qytetit.

 

Ai ka ndezur qirinj në shenjë simbolike për të kujtuar masakrën e Gjilanit, nga e cila para 70 viteve, pësuan mbi 8000 qytetarë ose gjysma e popullatës së asaj kohe.

Haziri ka uruar qytetarët e Gjilanit që viti 2015 të jetë vit i bereqetit, i shëndetshëm dhe vit më i mirë se ky që kaluam.

”Më lejoni që sonte, në këtë dimër të ftohtë, t’ju uroj Vitin e Ri të gjithë gjilanasve dhe të gjithë mërgimtarëve tanë që gjenden në pushime në vendlindje. Uroj që viti 2015 të jetë vit i bereqetit, i shëndetshëm dhe vit më i mirë se ky që kaluam. Gjilani sonte, përveç festës, ka edhe dhimbje e krenari. 70 vjet më herët, Gjilani e ka kaluar dimrin e tmerrit, ku 60 për qind e qytetarëve në Anamoravë janë masakruar. Jam i nderuar që jam kryetar i qytetit që e ka marrë medaljen më të lartë të Presidentes së Republikës, që është “Urdhri e Lirisë”. Duke qenë qytetar i dekoruar sot, së bashku me ju, ndihem krenar, por në të njëjtën kohë edhe me mall për qindra mijëra qytetarë të Gjilanit që as pas 70 vjetëve nuk janë gjetur. Ju uroj shëndet, fat dhe gjithë të mirat në këtë vit. Gëzuar!”, ka uruar Haziri para qindra qytetarëve të Gjilanit, të cilët kishin zgjedhur që ndërrimin e motmoteve ta festonin para Teattrit të Qytetit.

Kreu i Gjilanit ka vizituar institucionet që kujdestarojnë 24 orë, Spitalin Regjional dhe Policinë e Kosovës duke e vlerësuar kontributin e tyre edhe në kohë festash derisa qytetarët festojnë në shtëpitë e tyre. Kryetari Haziri tha se është krenar me këto institucione në Gjilan, të cilat kujdesen 24 orë për qytetarët.

Kthehu mbrapa

Shto koment