Lutfi Haziri merr mbështetje edhe nga Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim

15.11.2013 (komentet: 0)

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, kanë bërë me dije se po vazhdon mbështetja për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, z. Lutfi Hazirin, për balotazhin e 1 dhjetorit.

 



Kësaj radhe Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim në Gjilan konfirmon vendimin që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit do të mbështesë kandidatin e LDK-së,  Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, Arianti Sllamniku, kryetar  i LIZ ka bërë me dije sebordi i LIZ si dhe bordi i të rinjve të LIZ-it konfirmon vullnetin e gjithë anëtarësisë së saj për mbështetje të fuqishme për Lufti Hazirin, për Kryetar të Komunës së Gjilanit.

“Për Lëvizjen për Integrim dhe Zhvillim në Gjilan, nga sot Haziri është përfaqësues edhe LIZ, me bindjen se nga nesër do të jetë edhe Kryetar i Komunës së Gjilanit në partneritet edhe me LIZ-it aty ku shihet nevoja e kontributit profesional të saj në qeverisjen lokale gjatë mandatit në krye me Lutfi Haziri”, pathënë Sllamniku.

Sipas tij, vota e çdo anëtari të Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim,  nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Lutfi Haziri, i cili me datë 1 Dhjetor 2013, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment