Lutfi Haziri, mbledhë regjionin e LDK-së, në Gjilan

12.12.2015 (komentet: 0)



Nën intonimin e himnit Dardan e nën udheheqjen e Nënkryetarit të LDK-së z. Lutfi Haziri, u mbajt tryeza e regjionit të LDK-së, e ku qëllim primar është që Anamorava të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundëshme në forumet më të larta partiake dhe institucionale.

Nënkryetari Haziri, tha se: takimi i sotëm është hapje e debatit në vazhden e shumë konsultave me bazën për ndryshimet statutare që do jenë hapa të mëdhenjë drejtë forcimit dhe rikonfirmimit të LDK-së, si forcë e parë në skenen politike kosovare. Ne sot po ecim fuqishëm në rrugën e harmonizimit të potikave tona me partitë si motra nga Europa, pjesë e të cilave jemi dhe me politikat tona të mirë programuara ne po krijojm një bazë të shëndoshë në mirëqenjen e jetës së qytetarve tanë. 
Takimin e sotëm të strukturave të LDK-së, të regjionit të Anamoravës me pjesmarrjen e tyre e nderuan edhe N.kryetari i LDK-së Haki Rugova, Sekretari Ismet Beqiri, Kryetarja e FG znj. Lirie Kajtazi si dhe Kryetari i Ferizait z.Muharrem Sfarqa.
Duke e përshëndetur tubimin e sotëm, Nënkryetari i LDK-së z.Haki Rugova, tha se Gjilani dhe Anamorava ç'do herë ka ditur të jetë e unifikuar dhe ky organizim i sotëm është mesazh i kjartë se LDK është përfaqësuese dhe artikuluese e drejtë e ç'do problemi me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, andaj sot me shumë të drejtë ju përgëzoj për këto organizime që janë shembull në politikëbërjen kosovare.
Tryeza kishte karakter pune, dhe në kuadër të sajë në menyrë interaktive janë bërë shumë propozime nga të cilat janë nxjerrë konkluzione për hapat e mëtejm drejtë organizimit dhe forcimit të LDK-së. Gjithashtu është vendosur që debati i tillë të zhvendoset në kuadër të nëndegëve dhe forumeve tjera të partisë me qëllim që në konventen nacionale të krijojm një bazë të shëndoshë drejtë ecjeve të mëtutjeshme.
Vlenë të përmendet se tryeza e sotme, u mbajt në kuadër të përgtatitjeve për mbajtjen e Koventës programore në nivel nacional.

Kthehu mbrapa

Shto koment