Lutfi Haziri, ligjërues nderi në tubimin e Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it të Kanadasë

21.12.2015 (komentet: 0)

Gjatë qëndrimit në Lethbrdige të Albertës, përveç takimeve të punës që ka zhvilluar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke përfshirë këtu edhe një vizitë në Universitetin e Lethbridge-it ku është pritur nga drejtori ekzekutiv për Marrëdhënie me Jashtë, Paul Pan, ai ka qenë edhe ligjërues nderi në tubimin e Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it (Lethbridge Twinning Society), i cili u mbajtë të premten në mbrëmje në selinë e Komunës së Lethbridge-it.

Para një numri të madh të të pranishëmve, ndër të cilët edhe dhjetra shqiptarë që jetojnë në këtë qytet, tubimin e hapi kryetari i Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it, Pereverseff. Të pranishëm si pjesë e panelit të këtij tubimi ishin edhe dy ish-kryetarët e Lethbridge-it, Tarleck dhe Dodik.

Pas fjalës hyrëse të Pereverseff dhe prezantimit që ai ia bëri kryetarit Haziri, ku ndër të tjera potencoi se ai personalisht ishte impresionuar nga fjalimi i të parit të Gjilanit në konferencën ndërkombëtare të “Sister Cities International” në Minneapolis, SHBA në korrik të këtij viti, fjalën e mora znj. Demarchant, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Binjakëzimit të Lethbridge-it, e cila lexoi disa telegrame të ardhura në adresë të nikoqirit ku shprehej falënderim dhe respekt i veçantë për Hazirin dhe punën e tij në ndërkombëtarizimin e lidhjeve të Gjilanit me botën. 

Ndër telegramet kryesore ishtin ato të presidentës së Sister Cities International znj. Kane dhe Kryetarit të Bordit të SCI-së z. Born, me seli në Ëashington, DC, si dhe një nga deputetet e Lethbridge-it në Parlamentin Kanadez, znj. Harder. 
Nga ana e tij, mysafiri I nderit, kryetari Lutfi Haziri mbajti ligjëratë me temën “Roli i Qyteteve dhe Komuniteteve të tyre në Promovimin e Tolerancës, Paqës dhe Zhvillimit në Botë.” Gjatë fjalimi të tij, Haziri u fokusua edhe në përvojën e Kosovës dhe tolerances ndëretnike e ndërfetare që mbizotëron në vendin tonë. Ai potencoi se vetëm njerzit e vullnetit të mirë, sado pak qofshin ata, mund të bëjnë gjëra madhore.

Një fjalë rasti pati edhe profesori Faton Bislimi, i cili u falënderua publikisht nga organizatori i tubimit për rolin e tij të rëndësishëm në realizimin e vizitës së z. Haziri në Alberta, duke hapur kështu dyertë e bashkëpunimit me Gjilanin.

 

Bislimi në fjalën e vet e vlerësoi lartë mikëpritjen që iu është bërë në Lethbridge dhe kudo në Alberta duke shtuar se “qëllimi ynë është zhvillimi dhe paqja në vendin tonë. Qyteti juaj është shembull i mirë për t’u ndjekur dhe se bashku ne mund të bëjmë punë me të cilat mund të krenohemi ne dhe te cilat u hyjnë në funksion gjeneratave pas nesh.”

Në fund, z. Haziri e z. Bislimi iu përgjigjën një sër pyetjesh nga audience dhe paneli i takimit. Kurse, organizatori ndau edhe një dhuratë simbolike për Kryetarin Haziri duke e falëmnderuar atë shumë për vizitën e bërë në Lethbridge. Kurse, për këtë tubim dhe për vizitën e Hazirit në Lethbridge, kishin raportuar edhe mediat lokale, duke përfshirë gazetë e përditëshme “Lethbridge Herald” si dhe disa radio stacione e portale informative të Lethbridge-it.

Kthehu mbrapa

Shto koment