Lutfi Haziri: Legjendes i kënduam dhe e deshëm sepse na bëri krenarë në çdo nivel përfaqësimit

10.06.2018 (komentet: 0)

Lutfi Haziri: Legjendes i kënduam dhe e deshëm sepse na bëri krenarë në çdo nivel përfaqësimit

 

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërgruar një telegram ngushëllimi familjes Vokrri dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri. Në telegram thuhet:

 

“E nderuara familje Vokrri, Të nderuar bashkëpunëtorë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të presidentit të FFK-së, legjendës së futbollit dhe mikut tim, Fadil Vokrri. Fadilin e deshëm, i kënduam e ishim gjithmonë me të sepse na bënte krenarë me lojën brilante e golat që tundën zemrat tona. Fadili, ishte kampion edhe si president i FFK’së, duke e bërë përfaqësuesin më të besueshëm në UEFA e FIFA si një super diplomat e super njeri. Lamtumirë, miku im. Do të vazhdojmë të duam e të këndojmë përjetë!”, thuhet në telegram.

Kthehu mbrapa

Shto koment