Lutfi Haziri: E marta ditë e shqyrtimit te kërkesave të qytetarëve

15.01.2014 (komentet: 0)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që dita e martë prej mëngjesit e deri në mbrëmje të jetë ditë e pritjes dhe shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve. Haziri ka pritur deri sot mijëra qytetarë për urim, ndërsa ka shqyrtuar edhe dhjetëra kërkesa të tyre.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Haziri sërish ka rikonfirmuar se dyertë e Komunës do të jenë të hapura 24 orë për t’ua zgjidhur problemet e qytetarëve.

 

“Komuna është e qytetarëve. Mos hezitoni të na vizitoni për çfarëdo kërkese që keni. Ju kemi thënë se do të punojmë 24 orë për të pasur ju një jetë të dinjitetshme, ashtu edhe do të jetë. Ne gjithmonë do të jemi në shërbimin tuaj”, ka thënë, ndër të tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Kryetari Haziri, pos pritjes për qytetarët, ka realizuar qindra vizita në terren duke parë nga afër të gjitha segmentet e Komunës.

 

Haziri ka apeluar qytetarët që për çfarëdo kërkese që kanë t’i drejtohen atij në ditën e martë që është e rezervuar ekskluzivisht për shqyrtimin e kërkesave të gjilanasve

Kthehu mbrapa

Shto koment