Lutfi Haziri beson se do t’i realizojë projektet e mëdha të parapara për këtë vit

06.01.2017 (komentet: 0)

 

 

“Sot në Komunë ka filluar normalizimi i aktiviteteve dhe i angazhimeve konkrete në përputhje me programin e vitit 2017. Bordi i Drejtorëve ka marrë angazhime konkrete sa i përket rishikimit të prioriteteve dhe planifikimit të prokurimit, si bazë ligjore e cila kërkon planifikimin e drejtë dhe fillimin e shpenzimit të mjeteve publike”.

 

 

Kështu është shprehur sot pas takimit të Bordit të Drejtorëve, kryetarit i Gjilanit, Lutfi Haziri.

 

Ai ka shfaqur besimin se programin e investimeve të mëdha, të parapara për këtë vit, Komuna do ta arrij ta përmbushë me sukses.

 

“Komuna e Gjilanit sivjet është njëra prej përfituesve më të mëdha të investimeve dhe duke pasur parasyshë nevojën e madhe që ka Komuna dhe investimet e planifikuara, besoj shumë që në faza të caktuara ne do të arrijmë t’i përmbushim të gjitha këto obligime edhe në infrastrukturë publike dhe në programet tjera me qeverinë amerikane dhe me qeveritë tjera të Europës”, tha Haziri.

 

I pari i Gjilanit ka informuar se qytetarëve do t’i jepet shtatë ditë kohë për propozimet e tyre në infrastrukturë dhe në sektorë tjerë, në mënyrë që programi ta marrë formën e prerë.​

Kthehu mbrapa

Shto koment